Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

GERMAT E POETËVE NË LISA
———————————–
Midis çmendisë së dy krahëve të lumit,
gati me majat ngjitë në qiell
një pus i kaltër e i thellë nuk është ma
Princat e bjeshkës kanë lanë në breg kutinë
e duhanit me bricë e unur,
pushkën mbi rrasë
e kapuçin e bardhë,
janë ngri e ba gurë,
udhtarët i prekin me gishta të butë
si në filma me përrallë.
Aty, edhe poetët Avni Mulaj,
Hamit Aliaj e Shkëlzen Zalli,
në trungjet e lisave lanë emrat me germa të mëdha,
nën lisat shekullor fshehën thesare,
turr u zhytën mbi ato valë.
Tani,
pusi ështe tharë,
rrënjët e lisave kanë dalë
si kurrize dinosaursh të vrarë.
Kuçedra me shtatë krena ujët e bjeshkës e ka përpi,
lisat janë gjymtue,
krye n’krye janë shtrirë si luftëtarë besanik,
dorë per dorë lidhë
si trimat n’betejë ra.
Germat e poetëve
aty nuk rriten ma,
bashkë me lisat janë tha.
Desha edhe unë t’i gdhend dy germa aty….?!
Ah,
mos më thoni o lisa
se nuk mund t’i ruani ma.
Lumi i thamë lisat i ka vra
/QendraPress/