Çaste poetike me poeten;-Valbona HOTI

E Vërteta Nuk Lyp Mëshirë
—————————————-
Mos u lodh duke u përpjekur t’i japësh arsye dikujt
që e ka bërë gënjeshtrën strehë dhe të vërtetën armike.
Sado fakte t’i vendosësh përballë, ai do t’i quajë mashtrime.
Sado sinqeritet t’i dhurosh, do ta kthejë në dyshim.
Nuk është se nuk e sheh të vërtetën.
Thjesht ka zgjedhur të mos e pranojë,
Pranimi do ta detyronte të përballej me vetveten.
Mos e harxho frymën duke bindur dikë që i beson
më shumë një gënjeshtre të bukur sesa një të vërtete që dhemb.
Lëri fjalët të pushojnë.
E vërteta nuk ka nevojë të ulë kokën që të besohet.
Ajo ecën e qetë, sepse e di se koha është aleatja e saj.
Një ditë, maskat bien.
Gënjeshtrat treten si tym në erë,
E vërteta mbetet në këmbë, me dinjitet,
pa kërkuar falje e pa kërkuar besim.
/QendraPress/