Çaste poetike me poeten;-Shpresa HYSENI

JETOJ
Është e pamundur të mos perëndojë dielli,
sepse ekziston nata..!
Është e pamundur të jetojnë njerëzit përgjithmonë,
sepse ekziston vdekja..!
Të duash dikë nuk është detyrim,
është dëshirë që buron nga zemra,
prandaj zgjidhe atë që e meriton.
Që të kujtoj, është muaji QERSHOR!!
Të mban në kujtime zemra ime,
të kam lënë të jetosh i paharruar në zemrën time.
Në duart e mia dhè frymën e fundit,
duke pëshpëritur
se vetëm mua më do pafundësisht.
Kur të humba TY…
humba edhe vetvetën.
Tani nuk mund ta gjej dot as njërën,
as tjetrën…
Ti më le gjurmë
që nuk i shlyej dot në këtë jetë.
E unë çdoherë e mendoj që jam vonuar!!
Përtej horizontit të ëndrrave të boshatisura,
rri në pritje me sytë e përlotur.
Mërzi më vjen të flas,
Se ndoshta dikur vonë
do të mbetet vetëm EMRI ytë,
por dashurinë tonë s’e harron KURRË ZEMRA,
Deri sa të ribashkohemi
në botët e përtejme,
jeta ime.
/QendraPress/