Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

DY VARRE TE HAPURA ….?!
Në Kosove e Shqiperi …
( Dy poezi per dy dhimbje te medha)
———————————————–
1. Revolta e Spacit.,,,a Po harrohet ?!
Pasi e denuan
per tradhti ndaj Atdheut
Mustaf Bajraktarin,
18 vjec,
e nxorren lidhe
me tre polic,
per ta demaskuar
si armik
në rrugen e fshatit
Askush nuk e pshtyu
në fytyre
por e percollen
me lot në sy,
ate pellumb djalosh
Isha krejt femije,
e si nje film bardhe e zi,
me partizane e gjermane
atehere kjo pamje
para syve te mi kaloj
Policet me ngjane
si naziste
e djaloshi
në mes,
partizan e hero
E per ironi
tani pas me se 50 vitesh,
rruga mban emrin e tij…
E femijet e niperit e
gjykatesit e te policeve
jane kryetar te medhenj,
oficere te larte policie e prokurore
Dajot e qeveritareve te sotem
i kerkuan dollare nenes se tij
per t’ja gjetur
eshtrat e tij te hedhur,
per te hapur mort.
Nena e Mustaf Bajraktarit,
vdiq pa i lage
eshtrat e djalit te vetem
me lot
E eshtrat e ketij martiri
nuk dihen
se ku jane,
as sot.
2. Krushe e Madhe
Stinet pse nuk vijne
në Krushen e Madhe
aty ka vetem nje stine
stina e shiut
Lulet e Majit
aty pse nuk celin
dhe pranverat
pa pranvere aty vijne
Qershite aty nuk pjeken
e vera pa vere
vjen gjithnje
Mollet në rreme
në fund vjeshte
ngelen
te mberdhira
Zogjte shtegtare
nuk iken në prag dimri
se ne pranvere aty
nuk erdhen
Nga qielli i saj
pa pra
shiu nuk ndalet
e toka nuk ngihet
Nje varr mbi gure
eshte i hapur aty
Eshte Loti i nenave
qiell Kosove shi
qe shpoj ate varr
në ate gure te zi
Ukshin Hoti
Vetem lote
te falem ty
Pa ti fale
dy metra dhe
stinet nuk do te vijne
Loti nuk do te ndalet
e stina e shiut
pa diell
/QendraPress/