Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

PËRSHËNDES MALËSINË E MIRË…..

————————————

Emnin tand Malësi

mban gurë e mban bjeshkë

emnin tand kur th’rras

dushku çel në degë.

Natën ndritën hana

si unur në eshkë

në ty lindën trima

tuj qajt e tuj qeshë.

Kur çel sy pranvera

mëngjeseve nën aha

me ty përqafohem

si lule e para.

Fije- fije lidhi

kurorën për ty

ta qëndis shqiponjën

në t’bardhën shami.

Ti numrova vitet

shekujt edhe motet

dashnia ndaj teje

çdo ditë ma shumë rritet.

Krojet dhe burimet

kristal gurgullojnë

tash na erdhi vera

bylbylat këndojnë.

Me ju këndon Malësia

me ju po k’cen bjeshka

prej Jezeces naltë

Malësinë përshëndeta.

/QendraPress/