Çaste poetike me poeten;-Zoica Gjolli POPI

SHPRESË NË VETËTIMË

———————————

Me urinë e shpirtit të erdha pranë

në mal të gjithin, latuar në mall,

unë s’di të qaj kur s’duhet,

unë di të qesh pa qarë

në një fjalë lënduar

në rëndesë pa faj.

Merrma në dorë shpirtin

eja… ta kam falur!

Gëzoje një çast sikur e pa fjalë

nuk kërkoj mëshirë

por në ikona flakë në vaj

pëshpërit në zë lutës

duamë…kuptomë… siguromë…

asgjë padashur s’ka për të ngjarë!

Se nuk shuhet një zjarr

në ujëra të bardhë

si s’ju vika flaka…

pika që s’i ra!

Kur s’di të ndash udhet mor’ udhëtar

do gjej një shteg

të vrapoj si e çmendur në të gjallë..!

Se ardhka një ditë kuptimplotë

në heshtje pa fjalë

në shpirtra të bashkuar

shëndrit si vetëtimë

një shpresë rrugëgjatë.

/QendraPress/