Buna Bytyqi shpallet më e mira dhe  fituese e Festivalit Tradicional për Fëmijë “Fluturat 2026”. .

         Mbrëmë  në shënim  të  Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbrëmë në një atmosferë madhështorë ne KEJ  të ‘’Shadëvanit’ në Prizren, u mbajt edicioni i 22-të i festivalit tradicional për fëmijë “Fluturat”, duke promovuar talentët e rinj, krijimtarinë muzikore dhe bashkëpunimin kulturor mes trevave shqiptare. Festivali u organizua nga OJQ “IHelix” me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në hapje të festivalit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se komuna do të vazhdojë të përkrahë ngjarje të tilla që ndihmojnë zhvillimin kulturor dhe artistik të qytetit dhe fëmijëve. Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ajlin Shishko – Hajdari dhe drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, e cilësuan këtë festival si një nga ngjarjet më të veçanta për fëmijët në qytetin e Prizrenit. Drejtoresha e festivalit “Fluturat”, Bukurije Zogaj – Krasniqi, theksoi se këtë vit të gjithë fëmijët pjesëmarrës janë shpërblyer me çmime të ndryshme dhe mirënjohje., Nadire Thaçi – Kyreziu, u shpall fituese e tekstit më të mirë. Gjatë pranimit të çmimit, ajo theksoi se nuk ka gjë më të bukur se sa kur fëmijët këndojnë, festojnë dhe ndihen të gëzuar në ditën e tyre. Vendin e parë në këtë edicion e mori Inara Bytyçi, e pasuar nga Elenë Sadria e cila zuri vendin e dytë, si dhe vendi i tretë i takoi Rea Hasanit. Kurse, çmimin kryesor “Flutura e argjendtë”, këtë vit e rrëmbeu Buna Bytyçi, duke u bërë kështu fituese e edicionit të 22-të festivalit “Fluturat”. Rea, Inara dhe Buna, nën emocione, u shprehën tejet të lumtura për suksesin e arritur. Në edicionin e sivjetëm të festivalit u ndanë gjithësej 8 çmime, ndërkaq fituesja e vendit të parë u shpërblye me 800 euro, ajo e vendit të dytë me 500 dhe e treta me 300 euro./