Çaste poetike me poeten;-.Laureta  MALAJ

S,KA SI TY O VENDI IM

———————————-

Asaj rruge që kam ecur

do të vij unë përseri.

Sepse shpirti më kërkon

aty ku zemra përjetë rri.

N’ato rrugët e përbaltura

ku kalova fëmijërinë,

nuk kishim aq pretendime

por kishim dashurinë.

Në çdo vend të botës brodha

dhe të shtruar me asfalt,

por asnjë zemrën s’ma ngrohu

dhe sikur të kishte mjaltë.

Vendi im qofshë i bekuar

se asnjë s’na do si ti.

Kur e ndjej mungesën tënde

zemrën shkul e nis tek ti.

/QendraPress/