Me ceremoni solemne është  bërë  inaugurimi dhe restaurim i Sallës së Koncerteve në  SHML Muzikës,,Lorenc Antoni” në Prizren            

Sot, me  një ceremoni solemne është  bërë  inaugurimi dhe restaurim i Sallës së Koncerteve në  SHML Muzikës,,Lorenc Antoni në Prizren, një projekt i realizuar me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ky restaurim  ëshët  financuar nga  Qeveria  Luksemburgut  dhe shënon një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale për artistët dhe publikun Prizrenas.. Fillimisht me këtë rast  ka  folur kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj i cili ka  theksuar se kjo është shkolla më e vjetër në  Prizren dhe Kosovë, Prandaj,  falenderojë  investitorët që tashmë kanë krijuar standarde akustike dhe  promovim të  talentëve të rinjë.

Ambasadori o Luksemburgut me këtë rast ka folur  për këtë investim si dhe  ka falenderuar të  gjithë  bahkëpuntorët dhe komunën e drejtorin e kësaj shkolle

Derisa përfaqësuesi I UND=a  Nuno Qucros  duke  folur për këtë  projekt tha se  Qeveria e Luksemburgut ka  bërë shumë investime në Kosovë e  ky  investim në këtë  shkollë do të ndihmojë talentët e rinjë

Të  pranishmit I ka falenderiuar  drejtori i shkollës  Prof Vesel Krasniqi  I cili njëhëerit ka ndarë edhe mirënjoëhte për kryetarin Totaj, ambasadorin e Luksemburgut, dhe drjjtoreshëne  DKA-së .

Pas kësj nxnësit kanë performuar me pika të zgjedhura muzikore/QendraPress/