Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Randesë
——————–
Mbi shpinën teme e ngrita nji qytet të madh,
me rrugë që s’më njohin,
me njerëz që përtypin frikëna,
me kryqëzime ku semaforët kanë veç dy ngjyra:
bardh e zi.
Me shëtitore ku sheh rrallë e ma rrallë gra shtatzana..
Me drita që verbojnë pemët e shkunduna prej ikjeve.
Qyteti jem s’asht hala në hartë.
Prej tana degëzimeve
ndigjoj za zogjsh
q’gugojnë nën re të hirta.
Shoh kalimtarë të përgjumun.
N’krahnor kam vorrin e nanës
qi m’ka dekë e re,
e mbi atë dhimbje
kam ndërtue ura të bardha si bora,
me pritë t’ardhunit e t’ikun,
q’ mue mos me m’plakë vetmia herët.
Qyteti jem asht nji pikë e kuqe
e rrethueme me mall,
….me diell…q’nuk shuhen prej kohës.
E nthemelet e tij jam unë,
…..grueja …
q’dikur mbante veç veten.
/QendraPress/