Kryetari Totaj dhe  drejtoesha Ajlin Shishko marrin pjesë në festën e 20 Vjetorit të motoçiklistëve të Prizrenit

              Në një super atmosferë  në 20-vjetorin e themelimit të klubit të motoristëve ‘’MC Eagles’’ nga Prizreni, ku morën pjesë kryetari I komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj dhe  drejtoesha Ajlin Shishko. Me  këtë rast kryetari Totaj  tha  ‘’20 vjet mbi dy rrota, 20 vjet rrugë, miqësi dhe respekt. Ky jubile i veçantë nuk është vetëm festa e MC Eagles, por e të gjithë atyre që ndajnë pasionin për motorët, lirinë dhe vëllazërinë që bashkon motoçiklistët anembanë.

Urime për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe respekt për çdo kilometër të përshkuar së bashku.  Derisa  drejtoresha  Ajlin Shishko Hajdari tha se ‘’Me kënaqësi së bashku me kryetarin z.Shaqir Totaj morrem pjesë në shënimin e 20-vjetorit të ‘’MC Eagles’’, një festival që bashkoi shqiptarë nga të gjitha trojet, të lidhur nga pasioni për motoçiklizmin, miqësia dhe respekti i ndërsjellë.

Ishte nder i veçantë t’i drejtohem të pranishmëve në emër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke shprehur vlerësimin për kontributin e MC Eagles në promovimin e Prizrenit dhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Uriruam presidentin Mërgim Jonuzi dhe të gjithë anëtarëve të MC Eagles për këtë jubile të rëndësishëm. Ju uroj edhe shumë vite suksesi, rrugë të sigurta dhe organizime që vazhdojnë të bashkojnë njerëzit dhe të promovojnë vlerat më të mira të komunitetit tonë.

Pastaj  është mbajtur një  parakalim në rrugët  e Prizrenit