Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Baladë apokalipse
——————————
Ndërsa qielli bie kuturu
zogjtë fik si llamba të vogla
mbi degët mëngjesore.
Lumenjtë dorëzohen, epen
mes verbërisë së gurëve.
Njerëzit rendin argalisur
me xhepat plot asfiksime orësh
pyesin për të nesërmen…
të nesërmen,
me shëmbëlltyrë alienësh…
Sheshit të qytetit
mbrëmja përpin lajmet e fundit,
deti dremit dhimbshëm,
malet i përulen
lamtumirës së diellit…
Kush qan ?
Ah, ky fëmijë
mbledh copëza drite
në një kuti kartoni,
me mund shpëton
ç’ka ka mbetë nga dita.
Bie nata me trumpeta gjykimi,
heshtje,
gjëmon thyerja e ëndrrave
në zemrën e tokës.
Apokalips…
Oh, veç çasti kur bota pushon së qeni lëngim.
Hiri i kohës
endet pas erës,
këndon baladën
e gjithçkaje të fshehur
të gjallë.
/QendraPress/