Prizreni me gjithë sfidat që i ka po vazhdon të tregon suksese evidentë në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Prizrenit e në këtë kuadër edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është përballur me marrjen e mjeteve nga përmbaruesit për kontartat kolektive, por me megjithatë Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, përcolli dje, nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, ku aktualisht po ripërtërihet ngjyra e shtegut të biçikletave në unazën kryesore të qytetit.
Punimet do të vazhdojnë edhe nëpër fshatra, deri në përfshirjen e të gjitha lokacioneve të planifikuara, për të ofruar infrastrukturë rrugore sa më të sigurt dhe funksionale për të gjithë banorët tanë. Kështu Prizreni me gjithë këtë sfidë po vazhdon të tregon suksese/QendraPress/
