Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

Flamingot
————————
Në lagunat e heshtura të botës,
ku uji fle mbi pasqyrën e kaltër,
flamingot ngrihen si mendime të
gjalla,
me ngjyrën e agimit në krahë.
Një këmbë mbi ujë, tjetra mbi kohë,
si të mbanin balancën e jetës
mes qëndrimit dhe ikjes së butë,
duke dëgjuar rrahjen e heshtur të
ujit.
Kur ngrihen mbi horizont,
hapësira vishet me një rozë të lehtë,
sikur qielli të shkruajë për një çast
një ëndërr mbi lagunë.
Në vendin tim, në vendin tënd,
streha e flamingove është prishur.
Uji qan nën hijen e betonit,
kallamishtet heshtin pa zë.
Mos i trembni ëndrrat me zhurmë,
mos ua rrëmbeni qiellin e kaltër.
Se kur ikin flamingot,
ikën një copëz e shpirtit të natyrës.
Mjafton një krah rozë
që vetë natyra të kujtojë
se ende di të ëndërrojë
në heshtjen që s’ka fjalë.
Le ta mbrojmë natyrën sa është kohë,
që flamingot të kthehen sërish,
e të mos mbeten veç poezi
dhe një peng i qetë.
Nexhbedin Basha
/QendraPress/