Ndahet nga jeta mësimdhënësja Suzana GËRMIZAJ

   Sot,  familjarët  e Familjes Gërmizaj, bashkëshorti Kujtimi, vajzat dhe bijtë e sajë, si dhe shumë miq e mikesha  të kësaj familje  kanë ndarë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënses Suzana Gërmizaj.

Suzana, do të kujtohet me respekt për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në edukimin e shumë brezave. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Familjes Gërmizaj, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit arsimor u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për mësimdhënsen Suzana Gërmizaj. Telegram ngushllimi ka  bërë edhe  drejtoresha e  Arsimit në Prizren  zonja  Luljeta Veselaj Gutaj, Shumë  drejtoresha  të shkollave, mësimdhënëse  e mësimdhënës  , familajtë dhe  shumë të  tjerë  që kishin pasur  fatin ta njohin Suzana Gërmizaj./QendraPress/