Çaste poetike me poetin:-Destan UKAJ

NË FUND TË PUSIT

——————————-

Lumi rridhte poshtë

Uji shkonte vrap

As ne as uji

Nuk kthehemi prap.

Na freskonte uji t’imen gjeneratë

Ne pusin e ndërtuem

Vet e projektuem

Ne fëmijtë te rritur buzë lumit

Aroma e malit e freskia e ujit

U rritem e do të ikim me këngën e pëllumbit.

Kaluam vite bashkë me era

Ndertuam ura për breza.

Kur më kërkoni e s’më gjeni

Në fund të pusit më keni

Pa lëvizë këmbë e duar

Në qetësi pa zhurmë.

Dëgjoi zëra zogjësh, gurgullima krojshë

Ndiej malllngjimin

Për fëmijtë e mërgimit

Nga poshtë u recitoi vargjet e Naimit

/QendraPress/