Çaste poetike me poeten:-Anila KODRA

PLANETI I FILDISHTË
—————————–
Dallgët,
i përplaseshin
në shtatin e brishtë,
dhe fantazonte
një dashuri larg
në një planet të Fildishtë.
Atë çast
mbyllte sytë
dhe vetëm ëndërronte,
Por,
dallga zhurmëshumë
nga magjia e largonte.
Pastaj,
kur hapte sytë
pas shkëmbit mbështetur,
si pulbardhë e trembur
përplasej mbi dallgën
që kurrë s’rrinte fjetur.
Kërkonte të gjente
Qytetin e ëndrrave.
Kuptonte,
që çdo gjë humbte
mes zhgjëndrrave .
Ajo dhe dallga
përherë përplasen
si dje edhe sot.
Dhe fantazojnë
sikur ka një planet
të Fildishtë në botë.
/QendraPress/