Çaste poetike me poetin:-Beqir M. CIKAQI

PRANË BILBILIT TË KËNGËS NË BRONZ
(Nexhmije Vesel Pagarushës)
——————————————
Kur u gjenda (jo) rastësisht
pranl bilbilit të këngës shqipe
në bronz të skalitur
në Pagarushën e vendlindjes së saj
që si mbiemër identifikues gjatë jetës
me krenari e ka bartur
– u ndieva i emocionuar
Mandej edhe u frymëzova
për të skalitur vargje pranë bustit statik
në dorë e mbante mikrofonin
ballëlartë me qëndrimin artistik
sikur jehonte kënga “Baresha“
fushave, maleve, kodrave për rreth
edhe pse e skalitur në bronz
ikonë me zërin e bilbilit
gjithmonë do të mbetet mbretëreshë
/QendraPress/