Çaste poetike me poetin;-Syhejl HAVOLLI

NË LAGJEN TIME
———————————
Në lagjen time një rrugë
Kur eci më bëhen dy
Njëra për mua
Tjetra për ty
Sa më gjatë që eci
Më ndjek një hije fati
Një jetë të tërë
Shpirti dhe zemra
Sot udhëtoj ngarkuar
Me dy strajca
Njëra e mbushur me kujtime
Tjetra me halle e derte
Kush e ka humbur dashurinë
Veç zemra e tij e di.
/QendraPress/