Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

TË PRESIM ÇLIRIMTARËT

—————————————-

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,

E zemrën ta forcon;

Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue,

Mjer’ai qi nuk qindron

Luigj Gurakuqi

Nuk guxojmë ne të shkrehemi në vaje e lot,

Duhet thënë hapur, të marri veshë kjo botë.

Ta themi me shpirt atë që ndjejmë në zemër,

Se luftën për çlirim e bënë njerëzit me emër.

Pastaj ne bëjmë mirë t’i vëmë gishtin kokës,

Duhet lartësuar ndërrimet, që i’u bën epokës.

Të ngrihet zëri nga çdo mashkull dhe femër,

Se liria e atdheut tonë, e ka vetëm një emër.

Emri i saj është UÇK, dhe luftëtarë të lirisë,

Që mbahen në burg me ligje të padrejtësisë.

Të hedhim tok me forcë, një hap të rebelimit,

Se duhet çjerrë kudo, maska e antinjerëzimit.

Tani po vije çasti i gëzimit, vëllezër e motra,

Duhet ndezur zjarre në fusha, male dhe kodra.

Të presim çlirimtarët, sapo të merret vendimi,

Veç liria u takon atyre, padrejtësi ish ngujimi.

/QendraPress/