Çaste poetike me poeten;-Sinani Vokshi LINDITA

PSE TË DUA?
———————————-
Si një natë që puth dritën dhe detin në buzë
Të dua sepse ti mban pranverën në sytë e tu
Të dua për heshtjen që bëhet këngë
Për buzëqeshjen tënde,që zhduk çdo zhurmë
Të dua sepse në sytë e tu bota fillon nga e para
Dhe kur trishtimi më përkul,zëri yt më mbështet .
Sepse në kohë të vështira mund të qëndrosh I fortë,
si një far që nuk u shua në një detë të tërbuar
Të dua për atë që nuk thua, për atë që më jep
Për çdo frikë që kalon dhe prap më prek.
Dhe nëse hapat tanë na çojnë ndonjëherë larg
Do të të mbajë në zemrën time si një yll, natën
Pse të dua?Nuk mund të gjej një fjalë që ti përshtatet.
Di vetëm që jeta me ty më ka lulëzuar
/QendraPress/