Çaste poetike me poeten;- Shpresa Gashi ZURNACI

Screenshot

ZERİ İ HESHTUR

——————————-

Jam një trup i trazuar

që kêrkoj tē thēras,

bērtas por askush nuk dēgjon

pērveq heshtjes thellē nēn dhe.

Kērkoj ndihmē kush s’mē dēgjon

gjindem thellē nē kētē humnerē

nē kētē grop thellē nēn tokē

gjenden edhe shumē trupa tjerē

Mē mungon mua njē kēmbē

tjetrit dora i mungon

disa trupa pērgjysmuar

disa sytē nuk shohin dot

Jemi trupa gjyse tē kalbur

kērkoj ndihmē kush s’mē dēgjon

jemi si fantazma tē humbura

veq tē kemi nga njē var

O njeri ti qē pushon

qē je ulur per mbi dhe

tē thēras a mē dēgjon

po harova zē nuk kam

Ti tregoj gjitha qfarē pashē

sa masakra nē kētē dhe

se kētu ka burra gra fèmijë

sa i dogjen sa i vran

Por askush nuk mē dēgjon

dua tē flas e tè ju tregojē

se ku gjenden trupat tjerē

ca i hodhēn diku larg

Ca i quan nē serbi

kurse ne mbetem kètu

duke pritur dite pēr ditë

Njē fēmijë fillon t’vrapoj

dua flokêt t’ia lēmojē

kam shume mall pēr fēmijēt e mi

dhe pēr gruan qē qan qdo ditē

Ne dègjojmē rrēnkime nēnash

ne dēgjojmē vaje qdo ditē

qê tē kemi tē paktēn njē varrē

ku t’na qajnē e tē na vajtojnē

Por ne tē humbur ende mbesim

O njeri a mē dēgjon

vazhdoj thēras po zē nuk kam

mbi njē fantazmē e humbur duke

pritur gjate shume gjatē.

/QendraPress/