Fryma poetike e së mërkurës me poeten :Liljana FURXHIU

KALI ME SHTATE SHPIRTRA
—————————–
E kaleroj dhimbjen time cdo zgjim.
E fshikelloj vitheve, me kamzhikun kohe.
Shkelmon cdo mendim a ndienje,
lengon… s’ka shpetim.
Patkonjte i pikojne gjake.
Krimbat ia hane thoin deri ne mish.
Selen ia mbush me akrepe,
pickohet, helmohet, ulerine…
Frere me litare hithrash i ve ne goje,
gjuha i cahet, jarget marin dhene.
Hingellin e turfullon neper rruge,
zoti fle, njerezit nuk degjojne,
fati ben memecin, pi kafe.
Mbremjeve e marr me te mire.
Zbres e shpinen i ferkoj.
E thyej kamzhikun.
Ia pastroj patkonjte.
Ia dizifektoj selen.
Ia pres freret, te marr fryme.
Ia mjekoj gjuhen.
I jap te haj tagji me genjeshtra.
I tregoj perralle qe e shpik ne cast.
E nanurise duke kenduar:
– Fli!
Neser do behem une kale!
Kam shtate shpirtra si shale.
/QendraPress/