Fryma poetike e së mërkurës me poeten: -Sinani Vokshi LINDITA

KUSH QUHET BURRË?
Nuk është burrë ai që motrën e lë në baltë
Që injoron lotët, dhimbjen e saj dhe
I mbyll zemrën e tij si një derë .
Nuk është burrë ai që dorën ngre
kundër një gruaje, që lyen shtëpinë me frikë
dhe e kthen heshtjen në thikë
Burrë është ai që qëndron si një shkëmb në stuhi,
që mbron pa zinxhirë dhe do pa pushtet
Burrë është ai që di të kapërcejë zemërimin e tij,
të përulet përballë gabimit dhe të
kërkoj falje me një shpirt të pastër.
Sepse forca nuk është grusht, as nderi nuk është zë I lartë.
Është zemra që di të falë
Pra kush quhet burrë?
Ai që di të ngre të dobëtit
Ai që nderon gratë
Ai që nuk merr hak por di të falë
/QendraPress/