Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” bashkoi “ Në një sofër poetike”poetët prizrenas dhe ata nga Kavaja.

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” dhe drejtori I sajë sot Berat Batiu , organizuan takimin letrar “Në një sofër poetike”, duke përbashkuar poetët letrarë nga Kavaja dhe nga rajoni Prizrenit:, Therandës Sharrit dhe Rahovecit . Para të pranishmëve drejtori i kësaj shoqate, Berat Batiu, i falenderoi gjithë të pranishmit për këtë takim të ngrohtë miqësor e letrarë. Ai me këtë rast edhe njeherë ka potencuar se takimet e këtilla kanë një qëllim që të nxisin bashkëpunimin mes krijuesëve letrar e njëherit edhe për njohje të reja , Në këtë takim pati shumë miqësi të reja e këtë e zbukuruan edhe pjesëmarrja e nxënësve të gjimnazit që disa prej tyre edhe recituan vargje të bukura.. Përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kavajës, Durim Çaça dhe Ramazan Hushi, vlerësuan lartë këtë takim dhe thanë se këto raste krijojnë mundësi të reja për bashkëpunimi mes shkrimtarëve kudo që janë ata në hapësirat kombëatre. Në vazhdim, shkrimtarët e pranishëm patën mundësinë që, përmes leximit të poezive dhe bashkëbisedimit, të njiheshin më nga afër me krijimtarinë letrare të njëri-tjetrit.Me vargje ët bukura preznetoi edhe krijuesja e njohur Sadete Zeqiri nga Lipjani poete që njihet edhe përtej kufinjëve të Kosovës, Por,me këtë rast pati edhe recitime nga poetë të njohur turq e boshjnakë, Kursevme vargje atdhetarie u prezentua edhe shkrimtari Refki Reshitaj e Mirvete Kabashi Leku./QendraPress/

