Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” bashkoi “ Në një sofër poetike”poetët prizrenas dhe ata nga Kavaja.

                  Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” dhe  drejtori I sajë  sot Berat Batiu , organizuan takimin letrar “Në një sofër poetike”, duke përbashkuar poetët  letrarë nga Kavaja dhe  nga rajoni Prizrenit:, Therandës  Sharrit dhe Rahovecit . Para të pranishmëve drejtori i kësaj shoqate, Berat Batiu, i falenderoi  gjithë të pranishmit  për këtë takim të ngrohtë miqësor e letrarë.  Ai me këtë rast edhe njeherë  ka potencuar se  takimet e këtilla kanë një qëllim  që të nxisin  bashkëpunimin mes  krijuesëve letrar e njëherit edhe për njohje të reja , Në këtë takim  pati shumë  miqësi të reja e këtë e zbukuruan edhe pjesëmarrja e  nxënësve të  gjimnazit që  disa  prej tyre edhe recituan vargje  të  bukura.. Përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kavajës, Durim Çaça dhe Ramazan Hushi, vlerësuan lartë  këtë takim dhe  thanë se  këto raste  krijojnë   mundësi të reja për bashkëpunimi mes shkrimtarëve kudo që janë ata në  hapësirat kombëatre. Në vazhdim, shkrimtarët e pranishëm patën mundësinë që, përmes leximit të poezive dhe bashkëbisedimit, të njiheshin më nga afër me krijimtarinë letrare të njëri-tjetrit.Me  vargje ët bukura  preznetoi edhe  krijuesja e njohur Sadete Zeqiri nga Lipjani  poete  që  njihet edhe përtej kufinjëve  të Kosovës, Por,me këtë rast pati edhe recitime nga  poetë  të njohur  turq e boshjnakë, Kursevme vargje  atdhetarie  u prezentua edhe  shkrimtari Refki Reshitaj  e Mirvete Kabashi Leku./QendraPress/