Çaste poetike me poetin;- Ali Halim TAHIRI

PASHË LIRINË

————————-

Pashë dheun e kësaj toke,

pashë lotin e asaj nënëloke.

Pashë kripën, ujin e bukën,

pashë gjakun, lirinë e luftën.

Pashë Kuranin, pashë Biblën,

pashë ata që për liri vdiqën.

Ky armik që na lëndoi shumë…

Të bashkohemi, o sot, o kurrë!

Mos u përçani në mes vete,

se e ardhmja na sjell buzëqeshje.

Shqipëria çdo ditë po shndrit,

Kosovën e ka në zemër e shpirt.

Për hir të lirisë dhe të gjakut,

mbylljani sytë e gojën hasmit.

Ata na deshën gjithnjë të përçarë,

sot duhet të jemi një, të pandarë.

/QendraPress/