Çaste poetike me poeten;-Bjondia AGOLLI

TË DUASH VËRTET

—————————–

Të duash vërtet, s’do të thotë të flasësh,

as zemrën e tjetrit me fjalë ta mashtrosh,

por kur mbi shpirtin e tij bie një re,

të bëhesh ti dritë, kur s’duket më reze.

Se fjala pa shpirt është tingull në erë,

një premtim i zbrazët që s’vlen asnjëherë,

dashuria e pastër nuk kërkon lavdi,

por mbjell në heshtje një det me mirësi.

Të duash vërtet, do të thotë të falësh,

kur krenaria të thotë të largohesh e të ndahesh,

të dish se çdo zemër ka plagë të fshehura,

dhe pas buzëqeshjes ka lot që s’janë derdhura.

Nuk është dashuri kur tjetrit i merr dritën,

kur për interes ia helmon shpirtin e ditën,

dashuria s’të lidh, as nuk të robëron,

të jep krahë të fluturosh, por prapë të pret e të pranon.

Ka njerëz që premtojnë sa qielli e deti,

por zhduken si mjegulla kur afrohet tërmeti,

e ka të tjerë që s’të thonë asnjë fjalë,

por rrinë pranë teje kur bota të lë të gjallë.

Se koha i zhvesh maskat, i ndan të vërtetët,

i tret premtimet dhe zbulon të fshehtat,

dhe në fund s’mbetet as pasuri, as krenari,

por gjurma që le në një zemër me dashuri.

Të duash vërtet, kjo është madhështia,

të mbetesh njeri, kur të tundon ligësia.

Të japësh pa llogari, të falësh me zemër,

të lësh pas mirësi, që të mos vdesësh në emër.

/QendraPress/