Fryma poetike e së dielës me poeten;-Migel FLOR

GJAK NË BEBËZA
———————–
Njerëzit vunë pushkët mbi supe,
shkelën gjak e jetë radhë pas radhe.
Vdekja mblidhte gëzhojat pas tyre
dhe era u vinte emrat mbi varre.
Ylli dridhej në zinxhirët e gjëmës
me një sy pa lot e pa bebëz.
Njeriu harron të ngjitet në yje
por yjet s’harrojnë të zbresin në njerëz.
/QendraPress/