Pse erdhëm në këtë ditë?/Shkruan;-Skender Morina,prof -nga mërgata

Vrasje, grabitje, vjedhje, përdorim dhe shpërndarje të mjeteve narkotike, fajde, bixhozë prostitucion ilegal janë këto dukuri të shëmtuara që janë bër kancer për shoqërinë tonë në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare.
Prej kur filluan këto dukuri?
Pse filluan?
Kush është burimi dhe cila është mënyra për të dal nga kjo gjendje ku gjendemi sot?
Për të gjetur rrugën e daljes nga situata e zymtë kombëtare, duhët marrë anamnezën e saktë të këtyre sëmundjeve kombëtare: (vrasjeve, vjedhjeve, përdorimit dhe trafikimit të substancave narkotike,fajdeve, grabitjeve dhunës në familje, prostitucionit e dukurive të tjera të shëmtuara) në mënyrë që të gjendet terapia ,një zgjidhje afatgjate për shoqërinë tonë, në të kundërtën rreziku i degradimit të mëtejmë dhe shkatërrimit të shoqërisë sonë është i madhë dhe me pasoja të pariparueshme .
Prandaj të gjithë së bashku instutucionet sociale, psikologë sociolog, shoqëri civile, punëtorët arsimor nga foshnjorja deri në nivelin akademik , kleri fetar, familjet e rëndomta nga qyteti e katundi,rinia shqiptare, policia, duhët të mbajnë një tryez të përbashkët për të analizuar gjendjen për të par ku jemi, çka duhët të bëjmë për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri,në mënyrë që të kthehet normaliteti dhe siguria tek rinia në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi,për të kthyer shpresën rinisë, dhe qytetarëve të vendit për të jetuar me nder nga puna e tyre duke u larguar nga dhuna, vrasjet, dhuna në familje, droga, vjedhjet, prostitucioni sepse këto janë armë vetëvrasëse për familjet tona dhe shoqërinë tonë.
Prandaj u bëj apel të gjithëve të bëhemi bashkë për të kthyer normalitetin në familjet ,dhe shoqërinë tonë.
Mos merrni shembull pasurimin e atyre që s’dijnë as vet nga e bën pasurinë, mos merr shembull ata që morën diploma pa dije, mos merr shembull ata që bëjnë çdo të keqe në shoqëri për të bër ca para sepse ato s’janë pasuri ato janë varri ynë që po na merr çdo ditë një nga një ,dhe po na e bën të ardhmen të pasigurtë.
Ne kemi shpresë, sepse kemi një vend të begatë, kemi një rini që meriton një jetë më të mirë dhe më të sigurtë,prandaj të bëjmë çmos për sigurinë dhe prespektivën e familjeve tona.
Bashkë mundë t’ia dalim.
“Asgjë s’ka të shtenjtë dhe as shumë të shtrenjtë kur është në pyetje jeta e njeriut “
Kjo thënje është e ish profesorit tim Dr.Gem Shukriu.
Për një jetë të sigurtë e të dinjitetshme në atdheun tonë të bëhemi të gjithë bashkë./QendraPress/