Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Xheladin HAMZA

ME ZË BILBILI MË THËRRET
——————————————
Violina vajton,
Këngët e mia,
Të shkruara sall për ty,
I dëgjoj tingujt magjepse,
Me lot qaj, si fëmijë,
Ofshama nga brendia e shpirtit,
Shpërthen si llavë,
Lagur mollëzat e faqeve,
Pikturojnë trëndafila,
Etja për dashuri,
Thjesht për një pikëllim,
Tret të gjitha kujtimet,
Mbi valë të Drinit të Bardhë,
Ëndrrat fundosen, si Titaniku në Oqeanin Atlantik,
Sytë hapen si petalet pas shiut,
e ti me zë bilbili, ëmbël më thërret.
/QendraPress/