Ju prezantojmë penën brilante të :Gëzim Ajgeraj

0

NËNSHTRIMI

Jemi bërë

lolo të Evropës

Secili që na vjen, na luan gurin

e na i fut pykat te sheshi

S’jemi të denjë

t’i dalim zot arës sonë

e t’ia ruajmë gardhin

Sharlatanë evrope

ulim në sofrën tonë

dhe i ofrojmë të na e thyejnë bukën

si të duan ata

Njerëzve pa dashuri

Atdheun ua copëton

gjithkush

      2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *