Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

MOSHA E TRETË
——————————-
Në bjeshkët e sapodal
E thitha ajrin tand
Mushkrit oksigjen kan marrë.
Lisat degët e fletët Mirë se erdhët më përshendetën!
Krojet me ujë akull të bjeshkës
Ju ngjat jeta më uruan
Fjalën shqipe e besën e ruan!
Bashkë me krismat kësulën se n’dërruan
Shqip kan folur kroje e kaçuba
Në rrënjet e lisve është ruajtur gjuha.
Shqip flas me hënën si dikur me nënën.
Një bareshë dikur bjeshkën e braktisi
U mbyllën shtigjet u mplak lisi
E dëgjova zërin e Zanës duke i kërkuar një fustan hënes
Oj hënë të kam nanë, ma bëjë një fustan.!
Kam takim te çezmja në Shatërvan
E dua pa grim fëtyrën tënde…
Mbeta në kujtim sonte
Mi morri vargjet e moshës së tretë
Bukuria e hënës së vërtetë…!
/QendraPress/