Drejtoria e Policisë së  Kosovës në Prizren ,e shënoi simbolikisht 27 Vjetorin e  themelimit

                  Në kuadër të aktiviteteve për nderë të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot, në Prizren ështe zhvilluar një  aktivitet me nxënës të  Prizrenit  duke u shpërndarë  disa rekuizita si: kapela dhe  jelekë të policisë  dhe pas këtyre. ndarjeve janë    kryer  shërbime  policore  dhe kontrollim të automjeteve  në  komunikacion . Lidhur me  këtë zëdhënësi i policisë në Prizren togeri Shaqir Bytyçi tha se sot ,me rastin e ditës së  themelimit të  Policisë së  Kosovës  kemi  organizuar ne si drejtori këtë aktivitet me nxënës  të Prizrenit. Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë planifikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen  edhe gjatë ditëve në vijim, aktivitete me komunitetin dhe angazhimin e njësive të ndryshme policore në iniciativa që synojnë afrimin e qytetarëve me Policinë e Kosovës.