Ju prezantojmë poetin ;Çerkin Bytyçi
DET I PAFUND
Botë e çuditshme
që s’e kuptoj dot,
ç’farë ishte dje
nuk është më sot.
Detë i pafund
u bë interneti,
çka do vjen nesër
nuk e din as mbreti.
Me të lundrojmë
si me anije,
e ç’po ndodhë vallë
kush s’i bjen në fije.
PC-ja komandohet
nga një i vogël mi,
e ku mbetë macja
të del‘ n’gjah pas tij.
Gjyshja më thot
do të ket përparim,
por jo pa libër
dhe jo pa lexim.
Gjyshen e kuptoj
don të thotë më tepër,
t’mësoj që t’notoj
nesër në një det tjetër.
(çb.)
(Ah kjo Corona!)
MAÇOKU QË S’PËRFILL LIGJE
Një maçok kryeneç
që s’përfillte ligje,
iu ulë n‘tavolinë miut
diku, n‘kafene, n‘Tasligje.
Për Coronën fare
kokën nuk e qante,
maskën as distancën
nuk donte t‘i mbante.
Me frikë i tha miushi:
-Ç’sillesh kështu o burr,
respekto sot ligjin
se mirë s’bëhet kurrë.
-Mishin për t’a ngrënë
n’dasëm për t’vallëzuar,
s‘më pengon dot kush
as s‘është e ndaluar.
Dhe, iu vërsulë maçoku
por rrept teshtiu miu,
ndaj sa me rrëmujë iku
n’kujtime i rënë fatziu.
Miu shëndosh e mirë
pa frikë bredh n’liri,
maçoku jeton me vese
i karantinuar n‘shtëpizën e tij.
(çb., 17.08.20)