Berat Rukiqi, gjatë vizitës në “Abi Progres” pohon se prodhuesit vendor duhet të përkrahen

0

         Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, sot, e ka vizituar nga afër  fabrikën “Progres Abi”, ku tashmë aty  është vrulli më I madh I procesit të grumbullimit  të  perimeve nga prodhimet e fermërëve  vendor.Me këtë rast  pronari Irfan Fusha, ka  falenderuar  kryetarin e Odës z, Rukqi, që ka ardhur që nga  afër  sot,për të pa  se  këtu është duke u puniuar  në   grumbullimin e prodhimeve  të  fermerëve, Ai me këtë rast  edhe ka  bërë një apel  për të  gjithë  fermerët se  do të jenë  në shërbim të  grumbullimit edhe për kokrrën e  fundit të prodhmeve  vendore, duek  thë se  nëse konsumohen prodhimet vendore  kështu do të mundësojnë edhe  hapjen e një vend të punës  në Kosovë ,pohon Irfan Fusha.

    Derisa  Berat Rukiqi, me këtë rast  ka theksuar se  sot, jam këtu për të pa se  prodhimet vendore dhe  zingjiri I këtyre  prodhimeve duhet të përkahet nëse  duam të kemi një zhvillim ekonomik. Kjo fabrikë është shembulli më i mirë  sikurse në Evropë se si nga  prodhuesit  merret prodhimi, këtu  mund të përpunohet e pastaj të plasohet I freskët .

       Kurse,sa i përket zhvillimit të ekonomisë në  ai ka  folur edhe  për Pakon Emergjente qe duhet  të zbatohet më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtatoer të fillojë së zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.”, tha Rukiqi gjatë vizitës  në Prizren.

   Ai ka  folur edhe për takimet që ka mbajtur me  asosacionet dhe Odat  Ekonomike Ndërkombëtare sa I përket mundësisë  së ndihmës  ekonomike  për Kosovën   

Derisa ai ka porositur  duhet të  përkrahen sa më shumë prodhuesit vendor, sepse  ata  janë vetë  ardhmëria ekonomike e Kosovës. /Rtv “Besa”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *