Deputetja Albena Reshitaj përkujton legjendën kombëtare Ramë Bllaca gjyshin e sajë

0

Në çdo përvjetor kujtojmë dhe nderojmë heroin e kombit ,stërgjyshin tim “Ramë Bllaca”.

Kjo ditë në këtë datë më kujton vlerën kombëtare të trungut tim familjar, por edhe përsekutimimin e vuajtjet e saj në periudha të ndryshme të fatit të historisë së popullit tonë.

Janë inspiruese tregimet e shoqërisë e të vërtetat e historisë se ai ishte personalitet i njohur i kohës, atdhetar e trim që mbrojti të drejtat e shqiptarëve dhe anuloi planet e politikave armike të shqiptarëve për shpërnguljen e tyre në Turqi.

Ramë Bllacën e vranë tinëzisht para 83 vjetëve, fëmijët ia burgosën me dekada në burgje famëkeqe, por nuk arritën ta vrasin veprën e tij.

Falë atëdhetarëve si stërgjyshi im ne sot jetojmë në tokat tona, flasim gjuhën tonë dhe frymojmë shqip.

Çdo përkujtim i datave si kjo sa do i dhimbshëm të mbush me krenari.

Lavdi!,Keshtu shkruan deputetja Albena Reshitaj duke  përkujtuar  legjendën kombëtare Ramë Bllacën  gjyshin e sajë, Njëherit  legjendën  kombëtare  që  ishte  me veprmien tij duke ngritur Kullën  tij n Bllacë   e duke refuzuar privelegjet dhe qifligjet  që I kishte  ofruar pushteti serbë në  Turqi./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *