Me poetin;Nysret Durmishi
Kalaja e qytetit tim
Fortesë e Qëndresës,
Në maje të shkëmbit,
Ndërtuar ndër shekuj,
Qëndron prore, kalaja emblematike…
E praruara e qytetit,me plotë histori
Pranë freskisë së Lumbardhit,
Qëndrove e palëkundur stoike,
Kalaja e qyteti tim!
U munduan të të rrënojnë,
Shumë barbar të sulmuan,me tradhëti
Provuan gjithëçka,stihike
Deshën edhe për të uzurpuar…
Ti je krenaria jonë,
Gjithmonë besnike qëndrove,
Me fuqinë tënde prej guri e muri,
Egërsirat nga oborri yt i dëbove…
Që në kohën e bronztë,
Dymijë vite më parë,
Qëndron stoike,
Mbi Prizrenin e bukur, me plis të bardhë