Ankthi i shtatorit – Shkruan; Mimoza Deliaj-Cerani,psikologe

0

     Dikur shtatori ishte muaji që zgjonte emocion hareje për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

Të gjithë e prisnin me padurim këtë muaj që ishte çelsi i një jete të re për prindërit që fëmijët e tyre ua dorëzonin mësuesve si bashëudhëtar në rrugën e dijes.

Nga e kaluar jo e largët mbaj mend mirë shtatorin e këngës,gëzimit dhe haresë të birit tim i cili  të shumta i kishte pyetjet kureshtare për ditën e parë të shkollës,për mësuesen,shokët,shoqet,librin dhe gjithçka që rrethonte botën e tij të çiltër.

Tani biri im prap të shumta dhe kureshtare i ka pyetjet,por jo si dikur.Çdo pyetje e tij të mbush me ankth dhe përgjigja ime është e frikshme për t’ia thënë atij,por nuk ja them ndonëse në mendje edhe unë kam po ato pyetje që biri im Akili ka çdo ditë.A do hapet shkolla?A do ta kem po të njejtën mësuese?Po me shokët a duhet të mbaj distancë?Si do të duket mësuesja ime ?A mund të na flas ajo bukur me maskë?Po  në detyrat si do të na ndihmoj ajo që ishte afër nesh çdo herë?A do të me njeh mua mësuesja me maskë?Po ti mami si do t’i  flasësh  njerëzve të shkolla?

Janë të shumta pyetjet e Akilit që herë herë përgjigjet e mija tremben nga pyetjet,prandaj ketij shkrimi i dhashë titullin”Ankthi i shtatorit”

Akili deshirën e ka të madhe për shkollën,mësuesën,shokët dhe shoqet,por ankthi po ia shoqëron dëshirën.Le të lutemi bashkë që çdo gjë ti kthehet  normalitetit dhe në rrugën e dijes Akili dhe të gjithë udhe tarë e këtij rrugëtimi të shoqeron si dikur me emocionin e gëzimit,jo ankthit dhe dëshpërimit.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *