Në Kosovë 722 fëmijë të infektuar me coronavirus, 35 të hospitalizuar

0

Në Republikën e Kosovës me Covid-19 janë infektuar 14.496, ku aktiv aktualisht janë 2760 persona, në mesin e tyre 722 fëmijë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Merita Berisha ka treguar se në mesin e rasteve aktive janë 722 fëmijë, nga të cilët 35 janë të hospitalizuar.

Deri më tani nga të dhënat e grumbulluara i kemi rreth 722 fëmijë, ndërsa të hospitalizuar i kemi 35 fëmijë dhe ata varësisht nga grup moshat. Një numër më i madh i tyre është në grup moshën prej 0 deri pesë vjeç. Njëkohësisht e kemi pas dhe një rast nga kjo grup moshë që ka përfunduar me fatalitet”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Kujtojmë, që sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në vend janë regjistruar 50 edhe raste të reja me coronavirus. Ndërkaq kanë vdekur edhe 5 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *