Çaste me krijuesit prizrenas;Shpresa Gashi Zurnaci

0

NËNË E SHKRETA

Vitet ecin koha shkon

Por kujtimet s’ikin kurrë

 E mban gjallë dashni e saj

Këndon nënëshkreta zemër gur

Dikur kishte plot shtëpinë

Tre djem, burrin e nuse t’re

Kishin gëzim e dashuri

Qeshje tallje e hare

Por një ditë iu përmbys bota

Kur ia morën djem e burrë

Djemtë e ri n’lule t’rinisë

Që atëherë nuk i pa kurrë

Lufta qe një kob për ta

Mallkuar qofshin këta mizorë

Të vetmuara mbetën gratë

Si kjo nënë që mbet e gjorë

Priti gjatë me lot në sy

Por në fund shpresa iu shua

Ajo tash kërkon drejtësi

Për familjen që iu shua

Ajo prapë qëndron e fortë

Shtëpinë e shndërroi në muze

Foto t’fëmijëve e të burrit

Kujtim vellon e nuses re

Ajo flet me ta çdo ditë

Me hije e fantazma në shtëpi

E mban gjallë kujtimi i saj

Malli e dhimbja për fëmijë

Ajo kujton kur qenë të vegjël

Sesi ia mbushnin shtëpinë plot

Dashuri e gëzim pa fund

Ata ishin e gjithë kjo botë

E tani flet me fotot e tyre

Edhe rrobave u merr erë

I ndjen zërat nëpër shtëpi

Puthjet e përqafimet si çdo herë

Ajo pret çastin e fundit

Kur dhe vdekja ta rrëmbejë

Do i hapen dyert parajsës

Atje familjen do ta gjejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *