163 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

0

Instituti Kombëtar i Shëndetsisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 71 raste të reja me coronavirus, ndërsa 163 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së rreth gjendjes me COVID, bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe 7 pacientë të infektuar,

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

163 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *