Ka ndërruaj jetë Adem Mikullovci,artist i madh I Kosovës
Adem Mikullovci i cili u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës.
Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.
Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.
Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj.
Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.
Krijimtaria – Filmografia
Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Era dhe Lisi (1979)-aktrim
Sulmi i kuq (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
Vakti e han kashten I (2009)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
TV produksioni
Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi).
Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.
Videoproduksioni
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje
Të gjithë me ne, (2000)
Kariera politike
Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.