ARIFI KËRKON QË NESËR NË TIRANË TË APROVOHET FONDI PREJ PESË MILIONË EUROSH PËR PRESHEVËN

0

Kryetari i komunës së Preshevësm Shqiprim Arifi, ka ripërsëritur kërkesën e tij për Fondin Kombëtar të Solidaritetit, fond ky pesë milionë eurosh që do të jepej nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë “si shtyllë për zhvillimin e Luginës së Preshevës”, njofton Insajderi.

Kjo kërkesë e kahmotshme erdhi sërsih nga kreu i Preshevës vetëm një ditë para mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Arifi ka thënë se megjithëse nuk janë ftuar të marrin pjesë në këtë mbledhje, presin që kërkesa e tyre për këtë fond të aprovohet.

“Edhe pse nuk jemi të ftuar prapë në takimin e dy Qeverive për shkaqe protokulare, presim që të  aprovojnë zyrtarisht kërkesën tonë tani të kahmotshme, FONDIN Kombëtar të Solidaritetit, që NDRYSHIMI i filluar në vitin 2015 të marrë formë dhe tempo edhe më të avansuar, duke inkuadruar konkret motrat dhe vëllezërit tonë nga Kosova dhe Shqipëria që paguajnë taksat edhe për Preshevë”, shkruan Arifi.

Postimi i plotë:

 Fondi Kombëtar i Solidaritetit

Qysh nga fillimi i ALTERNATIVËS për Ndryshim në fillim të vitit 2015 ka qenë e qartë dhe ende është ashtu, se situata e Shqiptarëve në luginë të Preshevës (të diskriminuar, nënçmuar dhe të harruar me dekada) nuk mundet të përmisohet me politikat e stërvjetruara postkomuniste, antizhvillimore, ideoligjizuara dhe klientaliste ala PVDSH dhe duke shtuar edhe një neglizhenc të theksuar nga Kosova dhe Shqipëria.

Për këtë arsye ne në Programin politik duke themeluar ALTERNATIVËN, kemi inkuadruar zgjidhje në tema politike dhe ato zhvillimore.

Një nga kërkesat kryesore në Programin Politik të ALTERNATIVËS është sinkronizimi me Rep. e Kosovës dhe Rep. e Shqipërisë në të gjitha sferat e jetës, duke qenë të vetëdishëm se pa përkrahje shtetërore nuk mundemi të ndryshojmë situatën tonë. Këtu ka qenë edhe arsyeja se pse ne nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, edhe pse partitë pjesëmarrëse në aso kohe na kanë lutur, sepse nuk ka pasur koordinim dhe sinkronizim me Shqipërinë. Por për hirë të Shqiptarëve dhe paqes sociale nuk kemi thirrur në bojkot, padi që në programin e ALTERNATIVËS kundërshtojmë fuqishëm konceptin e bojkotit në kohëra të paqes.

Edhe pse të rinj në politik, ne kemi qenë të vetëdijshëm që programin tonë politik dhe idetë dhe filozofitë tona poitike duhet të ja bëjmë të qartë popullit mbarëshqiptarë, partive vendore por edhe Kosovës dhe Shqipërisë.

Normalisht na kanë përqeshur komunistët dhe amaterët politik duke na thënë gjithçka dhe shpif shumëçka.

Por, a nuk përqeshësh çdoherë në histori, kur vizioni yt është SHËRBIM?

Lista historike e përbashkët e partive poltike në Luginë të Preshevës të 2020, FONDI Kombëtar i Solidaritet dhe zyrët ndërlidhëse në Prishtinë e Tiranë, kanë qenë dhe janë pjesë e këtij vizioni dhe Programit politik të ALTERNATIVËS.

Më në fund e kuptuan të gjithë që ALTERNATIVA është një parti serioze politike që implementon në mënyrë pragmatike DASHURINË për vendin dhe Kombin.

Më në fund gjithashtu Kosova dhe Shqipëria kanë përkrahur strategjinë e ALTERNATIVËS për të rimëkëmb në mënyre strategjike dhe profesionale Luginën e Preshevës dhe për të ja kthyer nderin dhe pozitën që Presheva dhe Preshevarët e kanë merituar dhe e kanë pasur.

Kombi nuk është një koncept ideor vetëm, por është një motivacion për të jetuar në NDERË. Dinjiteti nuk arrihet duke mashtruar me dekada popullin, por arrihet përmbrenda vetëm një kohë të shkurt (me rastin e Preshevës dhe ALTERNATIVËS për 5 vite) me sinqiritet, përkushtim, shërbim, strategji, vendosmëri, energji, lobim dhe me më rëndësi DASHURI!

Edhe pse nuk jemi të ftuar prap në takimin e dy Qeverive për shkaqe protokulare, presim që të  aprovojnë zyrtarisht kërkesën tonë tani të kahmotshme, FONDIN Kombëtar të Solidaritetit, që NDRYSHIMI i filluar në vitin 2015 të marrë formë dhe tempo edhe më të avansuar, duke inkuadruar konkret motrat dhe vëllezërit tonë nga Kosova dhe Shqipëria që paguajnë taksat edhe për Preshevë.

Fondi në vlerë prej 5 million euro nga dy shtetet është një shtyllë e zhvillimit të Lugines në tërësi dhe një shembull i mirë edhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut!

Në fillim të injorojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë dhe në fund triumfon! Kjo është rruga e gjithë vizionarëve dhe mbetet edhe rruga e ALTERNITAVË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *