Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Anila KODRA

MU KUJTUAN SOT

——————————

Seç mu kujtuan ca ditë të ëngjëllta,

të brishta,

plot dritë,

e me dashuri fëmijërie.

Mu kujtuan ca puthje shpirti të ëmbla,

që mi dhuronit vetëm ju,

dhe ishin si frymë Perëndie.

Seç mu kujtuan ca ditë plot jetë,

frymoja unë atëherë,

frymonte ëngjëllsisht dhe dashuria.

Njëri më puthte ballin,

më thoshte, jetoje jetën si di vetë,

Ajo më niste nuse dhe..

qante për mua si fëmija.

Seç mu kujtuan ca të tjera ditë të arta,

kur prisja jetën ta përkundja ,

ledhatoja lehtë ,

ta merrja në të miat duar .

Përsëri me mua të dy ju,

në netët e pagjuma, të gjata,

Dhe pse ishit të lodhur,

deri vonë rrinit zgjuar.

Ehh, seç mu kujtuan ato ditë e lumtur,

ninulla të padëgjuara

këndoja mëngjes e darkë.

Ju gëzonit e thoshit,

këndo bija jonë e dashur e bukur,

përkunde jetën,

si bregut në mol

përkundet një varkë.

Mu kujtuan sot të tjera, të tjera ditë,

kur fëmija im,

mori një tjetër jetë në duar,

ushtoi përsëri shtëpia si dikur,

nga zëra dhe të qara fëmije.

Dhe bashkë me mua ,

stërgjyshër të dy ju ,

të lumtur e të gëzuar,

Përkëdhelnit mbesën e parë,

gëzimin e parë të kësaj shtëpie.

Seç më kujtohen shpesh,

ato ditë të zeza,

furtunë në shpirt,

të trishta,

kur ju nuk frymuat më,

dhe u ngjitët me shpirt në qiellin e kaltër.

Mi këputët në mes,

të gjitha bukuritë dhe dëshirat,

se më prisni lëndinave tani,

atje mes luleve erëmira,

dhe nuk ju gjej më në vatër.

Seç mu kujtua sot,

ajo dashuri juaja,

si dielli e praruar, e artë,

Ajo që më mbushte çastin,

ditën me gëzim,

gjithë jetën ,

me mirësi e bekim të pamatë.

/QendraPress/