Prizreni qytet që identifikohet me traditën e vjetër që qofteve
Po erdhe në Prizren e nuk drekove qofte e nuk ke pi ujë”Shatërvani” mos thuaj se ishe atje
Moto/Kështu thonë ata që vizitojë këtë qyet. Prizreni është njëri nga qytet e vjetra që në dokumentet e lashta gjendet edhe si qytet i traditës së qofteve, duke përmendur shijen e tyre. Familja që në Prizren është më e vjetër si traditë e qofteve mbetet ajo Shkreli .Kjo është familje që edhe sot, e kësaj dite tërë familja e kultivojnë këtë zeje, tashmë kjo familje sa humane e aq bujare është e njohur në gjithë rajonin.Janë familjet: Shkreli,Smani e Dapko që traditën e qebapëve e kanë nga katër breza, e tani këtyre familjeve iu janë shtuar edhe shumë qebaptore të njohura si “ Edi -Hyska” “Sheherzade”,” Beshi” e ndonjë tjetër siç janë ato nga Atmaxha Opoja etj.Por, lider ende mbetë familja Shkreli,sepse ata vazhdimisht nga puna dhe përfitimi që bëjnë nga kjo zeje ndihmojë shumë familje me gjendje të rëndë ekonomike.Por për shkak të modestisë së tyre nuk bëjnë kurr publike anën nga ndihmat e shumta që japin.Ende mbahet mend Islam Shkreli ai burr i njohur për zanat e për mikëpritje.Nga ky vit tashmë ka filluar edhe Festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet
Sa herë përmendet qyteti i Prizrenit pos bukurisë së këtij qyteti njerëzit e dijë se Prizreni, njihet për trashëgimi dhe monumentet të trashëgimisë, për pozitën gjeografike si dhe për qoftet që njihet si i vetmi “shehër”, që ka këtë traditë të lashtë . Prizreni jo vetëm në Kosovë, por tani edhe nga; Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e edhe nga shtetet evropiane si;Gjermania Franca e Zvicra, ata ose kanë shijuar së paku njëherë këto ushqime të këndshme dhe të shijshme ose kanë dëgjuar për këto ushqime tradicionale rikthehen përsëri në këtë qytet. Besim Shkreli,tani pronar i i restorantit familjar të njohur ‘Te Besimi” duke rishpjeguar faktin se ai është brezi i katërt që po e përcjellë zejen e qoftexhiut Por në familje e tij tashëm edhe Islam i biri tij edhe tjerët e përcjellin këtë zeje të lashtë. I pari brezi i katërt i Besimit ,Iljazi tha se këtë zeje e nisi në kushte dhe rrethana të kohës . Por, ne me përkushtim si familje e përcollëm këtë zeje. Tani edhe unë e vëllau im Mërgimi e përsosëm pak më shumë këtë zeje. Por, edhe fëmijët tanë po këtë zeje e ushtrojë. Biri im e mbanë emrin e babait tim Islami ky është i treti, Isalm i radhës që kultivon këtë traditë edhe pse ne jemi shkolluar dhe kemi edhe fakultete të kryera megjithatë,këtë zeje dot nuk e ndërrojmë shprehet Besimi. Ai na bëri të ditur se vikendeve më së shumti kanë mysafirë nga Shqipëria, por nuk mungojnë as turistë nga shtetet tjera. Bile ata pas drekimit kur paguajnë jo shumë para, befasohen këndshëm dhe kërkojnë nga ne edhe vizitë karta..
Historianët e këtij qyteti në hulumtimet e tyre duke dashur që këtë qytet ta nxjerrin si qytet të moçëm pohojnë se tradita e përpunimit të mishrave është i hershëm, por ata pohojnë se dikur mishi është përdorë si i thatë dhe I zier. Kurse përpunimin e mishit me cilësi si qoftet e këto prodhime pohojnë ata se i kanë sjellur nga orienti. Kurse qytetin e Prizrenit e nxjerrin si një qytet me mbi një shekull me këtë traditë. Për këtë reportazh takojmë mysafirë të shumtë nga Shqipëria tek restoranti”Te Besimi” takuam mysafirë kryesisht nga Shqipërëia. Edona Bejto tregon se në Shqipëri kemi ushqime të mira, Por si këto këtu në Prizren nuk i gjenë në gjithë botën, unë kam shëtitur në Itali ju kosovarët. Këtë here kemi drekuar specialitete si qofte e qebapë dhe mbetem shumë të kënaqur, derisa herën e kaluar ishin në restorantin e traditës ku patëm mbetur edhe atje të befasuar për mirë. Kishiardhur mysafirë nga Shkup dhe tek familej Shkreli thanë se sot këtu po ndihemi mirë edhe me ambientin kaq të buykaur brenda dhe me ushqime kaq të fresktya e të bollshme.Me të gjitha specialitetet e restorant “Te Besimi” dhe mbetem shumë të kënaqur jo vetëm më ushqimin por edhe me koston kësaj dreke u shprehën ata. Nga ky vit tashmë ka filluar edhe festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet. Kurse këtë vit edhe pse ishin të ,mbyllur tte muaj Beska i pagoi punëtorët dhe kjo tregon fisnikrine e tij/qendrapress.com/