E diela me poete të veçantë; Nurie Baduni

0

Jeta nuk është roman,

Të parashikosh rrjedhën e ngjarjeve.

Është e shkuara, e tashmja, e ardhmja,

E mbushur me përditshmërinë që vijon,

Me gjurmët shkruar me laps a bojë,

Me dhimbje zemre a këngē në gojë…

Jeta nuk është roman,

Ku autori ngazëllehet për suksesin e korrur,

Për mgjarjet dinamike e plot pasion,

Për ditët e mbarsura me sfida a pērkëdhelje,

Për personazhe përplot shkēlqim,

A diletantë që mbushin xhepat me nxitim.

Jeta nuk është roman,

Ku autori ndihet brenda thellësisë së tij.

E ndjek përmes shkrimit dy të dashuruar,

Ku vetë u’a përgatit skenaret e jetēs,

Për të qenë perfektë ne ndjesi e veprime,

Për të përcjellë te njerëzit mesazhe fine.

Jeta nuk është roman,

Ajo është film pa skenarist, pa regjizor.

Ti protagonisti i tij, me shpirt e trup të dlirë,

Hapësirave të saj fluturon me dëshirë,

Pa ditur fatin që të ofron, sfidant a të arrirë…

N. Baduni 29.09.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *