E diela me poet të veçantë; Sabit Rrustemi
Ars nata …
PATJETËR TEK TI DO TË VIJ
– variant –
Do të kthej kah Ti
kudo që je
të të shoh
në je zgjuar
në je shkundur nga kjo kohë
e nga ky shi
nga mungesat që sjellin mërzi
Do të kthej do të kthej
e do të gjej kudo që je
edhe kur rrugë të shumta
përftojmë syve
bëjnë dredhi
Veten time dua ta shoh
nën ata sy
në jam ky që e di
ai mali i njomë mbi timen shpi
Një sopatë e ndryshkur
bishtajur
shpinën pakëz ma ka thy
dhe malli për ty
Do të dal andej
patjetër tek Ti do të vij
me veten time që banon aty
një kafe ta pij
thinjat e pritjes t’i dëboj përsëri
( 30 Maj 2012 )