Asnjë rast me vdekje si pasojë e coronavirusit,Prizreni me vetëm një të infektuar

0

Edhe në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive.


Më së shumti raste të reja ka në komunën e Prishtinës, gjithsej 16 sos.

Rastet tjera pozitive vijnë nga: komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 69 pacientë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *