Tri patrulla të Policisë mezi e arrestojnë një grua, sulmoi një burrë dhe bëri për spital një police

0

E policia nuk shpëtoi pa lëndime. Ajo e ka bërë për spital një zyrtare policore.

Si nisi ngjarja?

Fillimisht Policia kishte marrë një informatë se një burrë është sulmuar me shqelma e grushte nga një grua. Policia me ta marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes. Por me grushte dhe shqelma gruaja me inicialet E.R i ka pritur edhe Policinë.

“Me datën 4 tetor rreth orës 14 : 15 në rrugën “Shpëtim Robaj”, është raportuar se një person është sulmuar. Njësia policorë në vendngjarje ka rënë në kontakt me ankuesin D.K i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma një grua, njësia policore ka evidentuar të dyshuarën E.R e cila fillimisht nuk ka përfillur urdhrat policor, ka fyer, sulmuar me grushte dhe pështyrë në drejtime të tyre. Në asistencë të njësisë kanë dalë dy njësi të Stacionit të Veriut, pas rezistencës aktive të të dyshuarës. Gjatë kësaj kohe zyrtarja policore ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mejkësor”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës.

Gruaja e dyshuar pas arrestimit dhe dërgimit në stacion policor ku nuk ka pranuar të japë deklaratë.

“Është njoftuar hetuesi kujdestar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”, bën me dije ky burim.

Ngjarja është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *